Kur kamera të shpëton nga vdekja, gazetarit i kalon plumbi para syve

Një gazetar në Irak është mbrojtur me kamerën e tij GoPro, prej një plumbi të ISIS që mund ti shkaktonte vdekjen.

Ammar Alëaely ishte duke filmuar pamjen e shkatërruar nga lufta në Mosul, kur u shënjestrua nga grupi terrorist.

Plumbi u pengua nga aparati i tij fotografik, i tipit GoPro duke shpëtuar atë nga ndonjë aksident i rëndë. Kjo ishte si një barrierë për gazetarin, pasi nëse do të prekte trupin e tij, kishte mundësi që plumbi ta prekte në zemër.

I gjithë ekipi i tij u fut menjëherë në makinë për tu mbrojtur nga ndonjë rrezik tjetër, ndërsa Ammar mori një trajtim të vogël, por nuk pati dëmtime serioze./tesheshi.com/