Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kur dy qen dhe dy rosakë bëhen shokë të ngushtë… (foto)

Dy qen pitbul , Patty Cakes dhe Pikelet nga Sidnei kanë nisur të kujdesen për dy rosakë të vegjël, të birësuar nga pronarët e tyre. Këto dy bukuroshë të vegjël, të quajtur Penguin dhe Popinjay u shpëtuan nga organizata e kafshëve Wollongong Animal Rescue Network.

Që atëherë dy qentë dhe rosakët kanë kaluar çdo moment së bashku. Sigurisht që rosakët nuk mund të luajnë me qen kaq të mëdhenj siç duhet, por i pëlqen të jenë me to gjatë gjithë kohës.

Penguin dhe Popinjay gjithashtu ngjiten në “prindërit e tyre birësues” të cilët nuk e kanë aspak problem këtë gjë pasi kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Kjo katërshe fantastike merr pjesë dhe në aktivitetet e organizatës. Ata i kujtojnë botës se nuk ka asnjë më të çmuar se sa dashuria dhe të kuptosh njëri tjetrin. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts