728 x 90 Leaderboard

Kur do burgoset Gruevski? Ja dhe sa ditë liri i mbeten…

Në Maqedoni po pritet momenti kur ish-kryeministri Gruevski të hyjë në burg pë5r të vuajtur një dënim prej 2 vitesh, dhënë nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Shkak është “tanku”, një Mercedez i blerë për 600 mijë euro, provuar si aferë korruptive.

Bashkë me të, pas hekurave duhet të shkojë dhe ish-ndihmësi i ministrit të Brendshëm, Gojko Popovski, dënuar me 4 e gjysmë.

Sipas procedurës, duhen 8 deri në 13 ditë afat në ekzekutimin e vendimit.

Me 6 vjet burg për këtë rast është dënuar dhe ish-ministrja e Brendshme Gordan Jankulloska, por vendimi gjyqësor ende nuk është bërë i vlefshëm.

Publiku mësoi për blerjen e “tankut” 600 mijë euro  nga “bombat” e famshme të Zaevit, përgjimet telefonike të pushtetit.

Me përfundimin në burg të Gruevksit, shënohet i dyti rast në Ballkan kur një ish-kryeminstër përfundon pas hekurave për korrupsion. I pari është kroati Ivo Sanader, burgu i të cilit i hapi rrugën Zagrebit drejt BE-së dhe NATO-s. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts