728 x 90 Leaderboard

Kuqezinjtë prekin fundin me Panuçin, Kombi nderohet me Kosovën e Challandes

Kombëtarja shqiptare ka shënuar një prej humbjeve më të rënda në më shumë se dy dekada në fushën e saj, duke u shpartalluar 0-4 nga Skocia. Ka qenë ky një rezultat i cili ka vulosur krizën e thellë të kuqezinjve në drejtimin e Cristian Panuçit, ardhur pas një ngjitjeje në majat e suksesit deri me pjesëmarjen në një Europian, nën drejtimin e Giani De Biassit.

Me nga dy gola në çdo pjesë në “Loro Boriçi”, përfaqsuesja shqiptare ka prekur fundin, ku për asnjë çast, në 90 minuta lojë, nuk dha asnjë shenjë se ezkistonte në fushë. Mjaft që portiere kundërshtar pothuajse ishte një spektator.

Nga ana tjetër, gjysma tjetër shqiptare, Kosova, ka vijuar rezultatet pozitive. Ajo arriti të  fitojë thellë 5-0 ndaj Maltës në La Valeta.

Është për t’u theksuar se të dy përfaqsueset kanë “ndërruar vendet”, me ndërrimin e trajnerëve. Kur Shqipëria shkëlqente me De Biassin, Kosova turpërohej me Bunjakun, dhe tashmë që Shqipëria po turpërohet me Panuçin, Koosova po nderohet me zviceranin Challandes. /tesheshi.com/                   

Related posts