Kundërsulmon Edi Rama: Reforma në drejtësi të miratohet me referendum

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se është i gatshëm të përballet në një referendum popullor për reformën në drejtësi, nëse këtë e vendosin  dy të tretat e Parlamentit.

Në një intervistë për Top Channel, Rama ka deklaruar se nuk ka ngërç për reformën në drejtësi dhe asnjë ndryshim në qëndrimin e mazhorancës, por pranoi se ka pasur kundërshti me aleatin e tij Ilir Meta.

“Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces dhe në rast se dakordësia e plotë mes palëve që përfaqësojnë popullin në Parlament nuk është e mundur, ajo do të ishte rruga më e mirë e transparente për të gjitha palët, në mënyrë që secili të ndihet i qetë kur të ngrejë dorën për t’i dhënë votën dhe për t’i vënë vulën ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Rama deklaroi se ka një qëndrim unik me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së.

Në lidhje me marrëdhëniet me Metën, Rama përdori shprehjen “koherencë” dhe jo dakordësi.

“Ndaj absolutisht të njëjtin qëndrim, por i qëndroj bindjes se konsensusin me opozitën nuk mund ta kërkojmë në havanë e sherrit politik, por mbi bazën e raportit final të Komisionit të Venecias. Konsensusin e garanton këndvështrimi i Venecias, duke u bazuar në faktin se të gjitha palët e konsiderojnë atë pikë referimi të besueshme e të palëkundur”, tha Rama.  /tesheshi.com/

Related posts