Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kundërshtar i të atit, profesor i të birit: kush është “kuratori demokrat” i një ekspozite të Greg Ramës

Në një intervistë dhënë për Euroneës Albania me rastin e hapjes së një ekspozite figiurative, Greg Rama, djali i kryeministrit Rama, ka zbuluar faktin se për kurator ka kundërshtarin politik të të atit.

E pyetur nga gazetarja intervistuese Fjona Meçe mbi bashëkpunëtorët e ekspozitës Ex Nihilo, Greg Rama veçon si kurator pedagogun Ardian Isufi.

“Këtë herë kam bashkëpunuar me ca njerëz shumë pozitiv dhe dashamirës, shumë të përkushtuar ndaj kësaj pune, duke filluar nga kuratori Ardian Isufi duke vazhduar me Altin Likën që e kam dhe mik dhe disa njerëz të tjerë që janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj gjeje. Sigurisht unë i falenderoj shumë dhe i them që i dua shumë”, shprehet Greg Rama, i cili po ec në gjurmët e të atij në pasionin e tij mbi artet figurative.

Por kujtojmë se Ardian Isufi është pjesë e departamentit të kulturës në PD, njëherësh pedagog i njohur i Arteve Figurative.

Së bashku me Fatos Lubonjën, ai, vite më parë, realizoi “Postobllok”-un, një vepër instalative me një bunker në afërsi të selisë së Kuvendit. /tesheshi.com/     

 

 

auto pjese dak

Related posts