Kumanovë, një aksion i policisë maqedonase shoqërohet me dhunë të tepruar

Policia e Maqedonisë ka zhvilluar një operacion në Kumanovë, për të cilin thotë se po lufton trafikantët e qenieve njerëzore. Por qytetarët e Kumanovës theksojnë se përdorimi i forcës nga policia në banesa shqiptarësh për kontrolle ka qenë në përpasa të ekzagjeruara.

MPB tha se bëhet fjalë për grup kriminal qe një kohë të gjatë ka kontrabanduar emigrantë. Rreth ores 5 te mengjesit, njesia speciale policore e shoqeruar edhe me hermelinë dhe automjete tjera te renda, papritmas e ka rrethuar Lagjen Dardania në Kumanovë (rrugën Nikolla Vapcarov), njofton gazeta “Lajm”.

Dëshmitarë okularë, thonë se me këtë rast janë shkatërruar dyer të disa shtëpive, kurse policia nuk është sjellë aspak mirë më banorët e kësaj lagjeje.

Ndërkohë, që banorët e lagjes Dardania, rrëfejnë për shqetësimin në orët e para të mëngjesit, ata njëherësh kërkojnë edhe shpjegim zyrtar për ndërmarrjen e aksionit policor. Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë (SPB), akoma nuk ka shpalosur një Kumtesë zyratre për arsyet e aksionit. Të themi se para ca ditësh, mbi qytetin e Kumanovës, me orë të tëra kanë fluturuar helikopterë, për fluturimin e të cilëve organet gjegjëse akoma nuk kanë dhënë shpjegim zyrtar.

Ministria e Punëve rë Brendshme (MPB) ndërkohë ka konfirmuar se bëhet fjalë për grup criminal, që një kohë të gjatë ka kontrabanduar emigrantë.

Megjithatë kumanovarët thonë se aksionet e tilla ndërmerren pikërisht në lagjet e banuara kryesisht shqiptar. Policia nuk ka informacione për persona eventualisht të arrestuar./tesheshi.com/

Related posts