Kukës: Bashkimi kombëtar ndan Albin Kurtin me Fatos Lubonjën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe publicisti shqiptar Fatos Lubonja ndajnë qëndrime të kundërta lidhur me bashkimin kombëtar.

Ndërsa Kurti mendon se Shqipëria e Kosova kanë shtete të dobëta, për shkak se janë të ndara, për analistin Fatos Lubonja bashkimi i dy shteteve hipotetikisht mund të çonte edhe në një konflikt civil ku bajraktarët e Kosovës në pushtet do të ngriheshin kundër bajraktarëve të Shqipërisë, duke përcjellë tensione për shkak të sundimit të tyre. Por ky version i Lubonja është kundërshtuar nga Kurti, shkruan Koha Ditore.

Sipas kryevetëvendosësit, ka pasur e mund të ketë luftë bajraktarësh, por jeta e vështirë e qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit shpeshherë është si rezultat i marrëveshjeve të bajraktarëve, jo veç prej luftërave të tyre.

Qëndrimet e tyre, Kurti dhe Lubonja i kanë shprehur në një tryezë debati të zhvilluar në Kukës, në kuadër të 19-vjetorit të eksodit kosovar. /tesheshi.com/

 

Related posts