LUFTA/ Kujtohen ekzekutimet e Trnovos në Bosnje, cili qe fati i kriminelit serb Sllobodan Mediç? (Kujdes! Pamje të rënda)

Në Bosnje kujtohet sot një prej krimeve të luftës të dokumentuar me pamje filmike, material i cili u shfaq dhe nbë gjyqin ndaj Millosheviçit në Hagë. Është fjala për një ngjarje me protagonistë njësinë paramilitare serbe “Scorpions”, pikërisht më 17 korrik të vitin 1995, pak ditë pas ekzekutimeve masive në Srebrenicë.

Siç mund të shihet në filmime, paramilitarët serbë vënë përpara me duar të lidhura disa të rinj boshnjakë, dhe në një vend afër Godinjski Bar afër Trnovës, i ekzekutojnë ata me duar të lidhura nga pas. Por nuk mbarron këtu gjithçka.

Marrin dy robër të tjerë, u zgjodhin duart, i angazhojnë në zhvendosjen e kuformave, duke i vrarë më pas dhe ata.

Anëtarët e “Scorpions” i kryen ekzekutimet nën komandën e Sllobodan Mediç, i njohur si Boca. Vite më vonë, gjatë një procesi ndaj tyre, ky i fundit   u dënua me 20 vjet burg, ndërsa vëllaii tij Branislav Mediç me 15 vjet

Por interesant qe fundi i Slobodan Mediçit, kokës së atyre ekzekutimeve makabre. Në vitin 2014 ai u shua së bashku me familjen gjatë një aksidenti rrugor në Serbi. E kjo, pasi kishte marrë liri të përkohshme nga burgu për fundjavë. /tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts