KUJTESË/ A dini se? Vendi funksionon me një Kushtetutë të bojkotuar nga PD!

Politika shqiptare po jeton një moment kulmor në aspektin më negativ të saj qëkurse hyri në rrugën e pluralizmit, pra sistemit shumëpartiak. Përplasjet dhe sherrnajat e zakonshme, pjesë integrale e politikëbërjes në 27 vjet, po njohin atë që vështirë të imagjinohej deri më sot – vetdjegien e mandateve nga opozita – një dalje jashtë sistemit, që mund të rezultojë, gjykuar nga rregullat e lojës ende në funksion, ndoshta dhe me një shuarje të saj, për t’u zëvëndësuar nga një opozitë e re. Këtu më pas mbërrijmë, cinikisht, dhe në plotësimin e një dëshirë të opinionit të lodhur, për largimin e kësaj kaste politike. Me aktin e vetdjegies, pothuajse gjysma po largohet, duke jua lënë vendin atyre që mendojnë se mund t’i kryejnë më denjësisht përgjegjësitë politike.

Të gjithë këtë akt ekstrem të opozitës e shoqërojnë shumë paradokse, politike e konstitucionale bashkë, siç ka ndodhur në 27 vjet me radhë, ku inkoherenca, dubël-standarti dhe kudërthëniet, janë portreti i çngjyrosur i këtij kampi politik. Për këtë, mjaft të shohësh aleancën e sërishme PD-LSI, dje në pushtet e sot në opozitë.

Dhe këtu është rasti për të kujtuar një tjetër precedent, i cili më pas ka prodhuar paradokse pa fund. Edhe ky ka të bëjë me një bojkot, me një refuzim. Është fjala për referendumin e Kushtetutës së vitit 1998. A dini se shteti, politika dhe institucionet shqiptare funksionjnë me një referendum të bojkotuar nga opozita, pra kjo e sotmja, PD-ja?

Po! Më 21 tetor ’98, elektorati shqiptar do votonte një referendum të cilin PD refuzoi, në fillim për të qenë pjesë e hartimit të draftit, e më pas për ta votuar. Ishte post-atmosfera e vitit ’97. Edhe atëherë, nën pezmin e humbjes së pushtetit, PD ishte në një krizë të thellë identitare. Edhe atëherë ndodhi që pasi pranoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe kur pa që humbi, edhe pse procesi ishte tërësisht i rregullt, sajoi xanxën “parlamenti i kallashit”, për ta xhdelegjitimuar atë, ngjashëm si sot me xanxën “parlament i krimit”.

E duke qëndruar te Kushtetuta e bojkotuar, pra e pavotuar, d.m.th e refuzuar, opozita e përdor rregullisht në ligjërimin e saj përbetimin në emër të Kushtetutës, shoqëruar me merakun për shkeljen e saj.

E sot ia vlen të pytetet: a njeh ajo Kushtetutën e vitit 1998? /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts