Kujdes konsumin: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kthen mbrapsht mallrat nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar dy ngarkesa 23 tonëshe në pikën e kontrollit në Morinë. Mallrat ushqimore të cilat vinin nga Serbia dhe kishin si destinacion Shqipërinë, ishin afër datës së skandencës.

Sipas njoftimit të AKU-së, kontrolli i ushtruar ndaj një ngarkesë me 2.7 ton “Krip Himalaje” (nisur nga Maqedonia me qëllimin tregtimin në Shqipëri) për t’u përdorur për konsum human u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Po ashtu edhe një ngarkesë tjetër me 20,4 ton lëngje frutash, pasi u konstatua se nuk përmbushnin kërkesat bazë të sigurisë ushqimore sa i përket jetëgjatësisë së produktit.

Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe urdhëroi kthimin mbrapsht drejt vendit të origjinës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts