Presidenti Thaçi ka bërë “pushim” sa i takon promovimit të idesë së tij të korrigjimit të kufijve, duke ia kushtuar statusin e ditës në FB, një nëne kosovare të viteve të luftës. Thaçi ka shkruar për nënë Azën, që siç e përshkruan ai, ka qenë një nënë e madhe, ku veçon se i ka ushqyer, larë e mjekuar.
“U bë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri. Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të”, shprehet Thaçi.
Ç’prej gati një muaji, kreu i shtetit kosovar ia kushton statuset e tij marrëveshjes me Serbinë, duke veçuar kufijtë të cilat sipas tij duhen korrigjuar në funksion të pajtimit dhe paqes. /tesheshi.com/