728 x 90 Leaderboard

Kufijtë e Thaçit, Shpend Ahmeti preferon të mbetet në Prishtinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherit edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti kur është pyetur të premten nga gazetarët për idenë e shpalosur nga presidenti Thaçi, ka bërë sikur nuk i interesojnë aq temat e mëdha por problemet me të cilat ballafaqohet kryeqyteti.

“Na po merremi me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, Thaçi le të flet atje. Mendoj se për këto tema kemi fol mjaftueshëm. Ma mirë t’i rregullojmë punët tona në Prishtinë që i kemi”, tha Ahmeti gjatë vizitës në shkollën e re në lagjen Arbëria që do të përurohet në shtator.

Kujtojmë se ditë më parë, Ahmeti për temën në fjalë ka thënë se “po shkojmë me pushime në një situatë shumë të rëndësishme për Kosovën, kur thuajse të gjitha shtetet po flasin për zgjidhje të këtij dialogu me skenare të rrezikshme, ku flitet për ndarje dhe shkëmbime territoresh”.

Kujotjmë se PSD-ja e Ahmetit ditë më parë bëri kërkesë që Kuvendi t’i kthehet punimeve dhe të flitet seriozisht pë temën e dialogut, por kjo kërkesë e tyre nuk gjeti mbështetje. /tesheshi.com/

Related posts