728 x 90 Leaderboard

“Kufijtë” e Thaçit: cilat zona mund t’i kalojnë Serbisë në këmbim me Luginën

Presidenti Thaçi e ka më së fundi të qartë se cilat territore do i kalojnë Serbisë, në të ashtuquajturit “korrigjim kufijsh”. Duke folur në Real Story të Sokol Ballës, Thaçi përmendi zona serbe të Veriut të Kosovës, me këtë lloj intepretimi.

“Është e vërtetë dhe tjetra që Tito dhe Rankoviq, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959 për të bërë një balancë demografike ia ka bashkangjitur Kosovës një pjesë të Leposaviqit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbesim ne viktimë e Titos?”.

E nga ana tjetër, ai tha se Veriu me Trepçën e Ujmanin, nuk do lëshohen.

“Ideja ime është vetëm korrigjimi, bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Asnjë aset i Kosovës – as Ujmani, as Veriu i Kosovës, as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e Serbisë”, theksoi Thaçi.

Për të po ka një keqkuptim, ku “korrigjimin” sipas tij, po e trajtojnë si “shkëmbim”

U fol edhe për ndarje dhe shkëmbim që nuk janë ide të miat – janë ide serbe. Nuk kanë të bëjnë asgjë me mua përpos kundërshtisë time maksimale. Ata që dërgojnë mesazhet e ndarjes ose shkëmbimit e kanë gabim dhe unë do të jem përballë tyre”, shtoi presidenti kosovar. /tesheshi.com/

 

Related posts