Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kualifikimi mbush arkat e FSHF-së: miliona euro drejt kuqezinjve, provokohen orekset e para

Rrugëtimi drejt sfidës “Francë 2016” sigurisht që ka dhe një çmim financiar përveçse moral.  Me arritjen e këtij objektivi, tani hapen dhe arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. UEFA do të deponojë plotë 12 milionë euro në konton e FSHF-së me rastin e kualifikimit për në kampionatin europian.

Kjo ndodh pikërisht në edicionin kur UEFA kishte vendosur të rrisë premion për skuadrat që do marrin pjesë në kampionatin europian, një fat që e pati dhe përfaqësuesja shqiptare e futbollit me marrjen e “biletës” për këtë këtë kompeticion. Siç bëjnë të ditur media të ndryshme , është fjala për një rritje rekord me mbi 50 %.de_biazi21

Sidoqoftë, Federata Shqiptare e Futbollit do inkasojë 12 milionë euro për kualifikimin në kampionatin europian nga UEFA, ndërsa përfitimet totale mund ta kapin vlerën e 20 milionë eurove, duke patur parasysh edhe përfitimet e mundshme nga sponsorët që tani presin në rradhë për të qenë financues të kombëtares.

Gjithsesi, FSHF duhet ta hapë “kuletën” edhe për heronjtë e Jerevanit, meqenëse ishte premtuar se në rast fitoreje kuqezinjtë do përfitojnë 2 milionë euro.

Në tashmë shohim vetëm anët e dukshme të zhvillimeve me kombëtaren tonë, ndërkohë që pas kuintave mund të jenë shtuar orekset. Sinjalin e parë e ka dhënë vetë trajneri De Biazi që në një prononcim të orëve të fundit si me gjysëm shaka ka përcjellë mesazhin e pretendimeve për shtesë rroge.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com