Kuala Lumpur: ngatërronte arushin me qen, arrestohet (video)

Një grua nga Kuala Lumpur u arrestua pasi u zbulua se po mbante një arush 6-muajsh në banesën e saj.

Ajo shpjegoi se si e gjeti atë në rrugë dhe e mori duke menduar se ishte një qen.

Fqinjët u tronditën kur dëgjuan një zë të pazakontë nga katet e sipërme të ndërtesës. Pastaj ata panë arushin që kishte dalë në dritare, në një përpjekje për të shpëtuar nga kushtet e banesës.

“Një nga fqinjët e mi thirri policinë. Kur policët dhe ekspertët e kafshëve të egra arritën në vendin e ngjarjes, ata zbuluan se arushi ishte mbyllur vetëm në apartament, ndërsa pronarja kishte shkuar në fshatin e saj të lindjes në pushime”, tha një banor i pallatit.

Për fat të mirë, dikush arriti të kontaktojë pronaren dhe ajo u kthye me një shpjegim. Doli se nuk kishte ndërmend ta mbante kafshën për një kohë të gjatë, por vetëm derisa të rritej e forcohej. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts