Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ku është gjendur gjithë ky ar me shumicë?

India ka zbuluar ar me rezerva më shumë se 3000 ton në shtetin e Uttar Pradesh, në veri të vendit, tha një zyrtar qeveritar.

Autoritetet kanë gjetur gjurmë ari në zonën Sonbadra, pasi vëzhguan zonën për më shumë se 10 vjet, tha Roshan Jacob, kreu i Departamentit të Minierave në shtetin Uttar Pradesh.

“Ne gjetëm 2.940 tonë xeheror ari në zonën Son Pahadi dhe 646 kilogramë në zonën Hardi Pahadi,” i tha Jakob Reuters-it.

Ai shtoi se shteti tani po kërkon leje nga sektorët e pylltarisë dhe ekologjisë për të filluar gërmimet.

Niveli i përqendrimit të arit në këtë zonë është tre gram për ton mineral dhe tani po punohet për të përcaktuar se sa ar mund të nxirret.

Në Indi, ekziston një uri e vërtetë për arin, e përdorur gjerësisht në prodhimin e argjendarisë, por edhe në ceremoninë e e ndryshme tradicionale.

Vitin e kaluar, vendi importoi ar më shumë se 31 miliard dollarë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts