KTHIMI/ T-34 drejt Moskës: ç’përfqëson ky tank legjendar për Rusinë

Një kontigjent prej 30 tankesh legjendare T-34, prodhim rus, do kthehen sërish në “vendlindje”, pas dekadash qëndrim në Laos. Ky tank konsiderohej si “shtylla kurrizore” e forcave sovjetike të blinduara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tanket që të mbërrijnë në portin e Lindjës së Largët ruse në Vladivostok, do të transportohen me anije dhe pastaj me tren do të udhëtojnë drejt Moskës.

Plani është që ato të përdoren ato gjatë një parade ushtarake me rastin e Ditës së Fitores, e cila mbahet në Rusi më 9 maj, si dhe për të bërë filma rreth Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi quahet Lufta e Madhe Patriotike.

T-34 është një tank sovjetik i cili filloi prodhimin në masë në vitin 1940. Prodhimi zgjati deri në vitin 1958.

Shumë ekspertë, duke përfshirë edhe gjeneralët gjermanë, e konsideronin atë një nga tanke më të mira të Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2000, një kopje e T-34 u nxorr nga thellësia e një kënete në Estonisë, ku qëndronte i zhytur për 56 vite rresht. Nuk kishte as shenjë të rrjedhjes së naftës, korrozionit apo dëmtimeve të tjera të komponentëve mekanikë të shkaktuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Motori është restauruar dhe është në gjendje pune të plotë.

T-34, i njohur nga rusët dhe si “tank shenjtë”, ishte i pari që hyri Pragë në maj të vitit 1945.

T-34 ka gjetur vendin e saj edhe në literaturë e kulturën popullore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts