Auto Dak
Auto Dak

Kryeteknikja e PD-së, Mandija: misioni ynë në qeverinë Rama, jo i dështuar!

Zv.Kryeministrja Ledina Mandija, apo ndryshe kryeteknikja e PD-së në qeverinë Rama, këmbëngul që raporti mbi zgjedhjet është krejtësisht profesional dhe aspak politik, siç Rama e cilësoi. Pra sipas saj, zgjedhjet nuk ishin aq të pastërta sa ç’pretendon kryeministri.

“Fakti që fakte, të dhëna apo raportimeve, apo zhvillime të ndryshme gjatë procesit elektoral mund të mos jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale, kjo nuk e bën këtë raport të njëanshëm, apo edhe jo legjitim”, tha Mandija.

Për më tepër, ajo nuk ka pranuar dhe që ekipi teknik të rezultojë me mision të dështuar, gjersa me rregull logjik zgjedhjet nuk e përmbushën pritshmërinë.

“Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar. Ndoshta ishte i dështuar për të garantuar totalisht një proces të lirë zgjedhor, por mund të them që pati një ndalim të përfshirjes dhe intimidimit të administratës për të marrë pjesë në fushatë elektorale, siç ka ndodhur kohë më parë”, deklaroi Mandija. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts