728 x 90 Leaderboard

Kryetarit të Mitrovicës nuk i pëlqen vizita e Kadri Veselit: e ndave qytetin, je injorant

Kryekuvendari Kadri Veseli pas deklarimit se “nuk ka ndarje të Mitrovicës”, ka bërë jo pak nervoz kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri. Ky i fundit e ka quajtur injorant Veselin.

“Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri. Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paska deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një”, ka shkruar Bahtiri.

Ai më tej ka thënë se Veseli ka bërë mirë vetëm që është larguar nga komuna.

“Ju pasket dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i’a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falënderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi”, ka pohuar Bahtiri. /tesheshi.com/

Related posts