Kryeprokurorja Arta Marku kërkon rikthimin e spiunëve si nën komunizëm: na duhen për anti-korrupsionin

Në një qytet jo shumë nammadh sa i përket drogës, Korça, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka kërkuar hetime të thelluara rreth fenomenit.

“Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”, është shprehur gruaja e vendosur përkohësisht në krye të organit qëndror të akuzës, gjatë analizës së punës së Prokurorisë së qytetit juglindor.

Por më e rëndësishme, ka qenë theksi i vënë prej saj tek lufta ligjore kundër korrupsionit, duke këshilluar vartësit që të ftojnë në bashkëpunim edhe qytetarët e thjeshtë, pra ata që mund të referojnë raste në formë spiunimi pozitiv.

“Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit”, tha Marku, duke nënkuptuar me këtë të fundit riaktivizimin e spiunëve me pagesë ndoshta, që nën komunizëm quheshin dhe hafie, duke punuar, nganjëherë edhe vullnetarisht, për llogari të Sigurimit të Shtetit.  /tesheshi.com/    

 

 

Related posts