Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATAT/ Kryeministri malazez, partneri i Abazoviçit: Kurrë s’do ta njihja Kosovën!

Në një intervistë 100 ditë më parë, Zdravko Krivokapiç, kryeminsitri i Malit të Zi në një cabinet proserb edhe pse me numrin dy shqiptar –zv.kryeminsitri Dritan Abazoviç, deklaroi se Mali i Zi tani dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë, të cilën e sheh si partnerin më i rëndësishëm i tij.

“Serbia është një vend me të cilin na lidh historia dhe tradita. Qeveria e udhëhequr nga DPS nuk e kishte atë pikëpamje për Serbinë, siç dëshmohet nga numri i vizitave të ndërsjellta të zyrtarëve të Serbisë dhe Malit të Zi. Qytetarët e vendeve tona duan atë bashkëpunim dhe ne si qeveri të përgjegjshme duhet të dëgjojmë atë që njerëzit po na thonë,” tha Krivokapiç, i njohur si proserb.

“Mali i Zi nuk ka askënd më afër se Serbia”, potencoi ai.

Duke folur për Kosovën dhe si shihet në Mal të Zi, Krivokapiç tha se është një çështje emocionale për një pjesë të popullsisë dhe se ata besojnë se është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Nëse do të isha kryeministri i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord me të. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri edhe para kësaj qeverie”, shprehet Krivokapiç.

Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin vendimin tani për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, qeveria do të “binte” në seancën e ardhshme parlamentare.

“DPS (partia e Gjukanoviçit) do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira,” tha Krivokapiç. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts