728 x 90 Leaderboard

Kryeministri libian e përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake ndërkombëtare

Shefi i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare, të krijuar dy muaj të shkuara në Tripoli, e ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake ndërkombëtare në vend për të luftuar ndaj ISIS-it.

Ai e ka sqaruar pozicionin e qeverisë së tij në një intervistë të dhënë për gazetën franceze Journal du Dimanche, e të botuar ditën e sotme.

“Eshtë e vërtetë se kemi nevojë për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare në luftën tonë kundër terrorizmit, dhe është e vërtetë që kemi marrë diçka tashmë.”

“Por nuk po flasim për ndërhyrje ndërkombëtare,” ka theksuar Fajiz es-Sarraxh. Sipas tij, prania e trupave të huaja tokësore do të qe në kundërshtim me parimet e Libisë.

“Kemi nevojë për imazhe satelitore, për informacion, për ndihmë teknike, por jo për bombardime.”

Rreth 25 vende u pajtuan muajin e shkuar që ta ndihmojnë ushtrinë libiane në luftën kundër ekstremistëve, e mes tyre qenë dhe SHBA-të e Rusia.

Forcat qeveritare libiane po përpiqen aktualisht ta nxjerrin ISIS-in jashtë Sirtes. Një bazë ajrore e ekstremistëve pranë qytetit u pretendua të jetë të marrë të shtunën, ndërkohë që kryeministri i qeverisë së unitetit pohon se është pranë fitorja e plotë mbi ISIS-in në Sirte. /tesheshi.com/

 

Related posts