Kryekomunari model në Kosovë: paratë e “bredhit” do shkojnë për të varfërit

Kryekomunari i pangjashëm në Kosovë, njeriu pa parti që drejton Hanin e Elezit, komunë në kufi me Maqedoninë, edhe këtë viti vendosi që paratë e “bredhit”, thënë ndryshe fondin për zbukurimet e fundvitit, ta devijojë te familjet e njerëzit në nevojë.

Rufki Suma, i njohur si pushtetari me abuzime financiare zero për tre mandate sa udhëheq komunën, tha se “paratë e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit, do të shkojnë për të varfërit”.

“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”, u shpreh Suma, transmeton Klan Kosova. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts