728 x 90 Leaderboard

Kryebashkiaku demokrat i Lezhës vlerëson reformat e Ramës: por në protestë do jem!

Kreu i mazhorancës Edi Rama ka folur me superlativa për kreun e Bashkisë së Lezhës ardhur nga PD, Fran Frrokaj, duke vlerësuar bashkëpunimin me këtë të fundit. Rama tha se paçka kampeve të ndryshme partiake, marrëdhëniet janë korrekte dhe po ashtu vizionet e përbashkëta.

Nga ana tjetër, edhe kryebashkiaku demokrat, vlerësoi reformat e ndërmarra nga shefi i qeverisë nga kampi kundërshtar, duke ofruar detaje të një darke të frytshme mes tyre. “Nuk ishte darka e gabuar, përkundrazi, ishte darka e duhur, në momentin e duhur dhe në vendin e duhur”, tha Frrokaj.

Megjithatë, demokrati në krye të Lezhës, tha se do ishte në protestën e 27 janarit me partine e tij, por që kjo nuk e pengonte që ta respektonte kryeministrin e vendit të tij dhe të bashkëpunonte me të në mirën e përgjithshme. /tesheshi.com/

Related posts