Auto Dak
Auto Dak

KRIZË/ Një lajthitje edhe mediatike veç asaj politike: ku është terrori këtu?

Në kulmin e krizës politike me gjenerim në dhunë (rasti KZAZ-ve), lajthitjeve politike që zënë fill nga kreu i shtetit e deri te ai militanti më i thjeshtë i rrugës, i janë shtuar dhe ca lajthitje mediatike. Jo në qëndrime por në raportime. Një sosh ishte sot si titull në faqen e TCH-së, sidoqë ndër më seriozet, kur lajmi për një vrasje e një plagosje me sfond ordiner, i servireshin publikur si terror.

Shqipëria zgjohet nën terror/ Vrasje në Lezhë, plagoset një 6-vjeçar në Bulqizë”, ishte titulli i lajmit, që edhe pa u futur në tekst ka një krisje të hatashme logjike  në terma profesionalë.

“Terrori” ka klasifikimet e veta kur quhet i tillë dhe jo çdo vrasje e plagosje njëherësh, të ndara nga njëra tjetrën, për arsye krejt banale, të klasifikohen me këtë term, i cili, për zbatim kushtëzohet nga shumë faktorë. Mbi të gjitha, nuk zgjohet e gjithë Shqipëria nën terror. Fjala vjen, Leskoviku u zgjua krejt i qetë. Po ashtu, Çorovoda, Gramshi, Puka, Peqini, Devolli…pra një pjesë e mirë e vendit.

E ndërkohë, nëse nuk ishin vrasja e plagosja, një në Lezhë e një në Bulqizë, a do mund të raportohej se “Shqipëria gdhihet e qetë, jo nën terror”?

Tej kësaj, vrasja e plagosja nuk kanë ndodhur brenda një klime terrori. Këto kohë, edhe pse nën një tension politik ekstrem, lajmet e këqija ardhur nga rendi kanë qenë gati minore.

Ndaj, të ndërfutësh fjalën “terror” krejt pavend, në raportimin e dy zhvillimeve të rëndomta nga Rendi, sado të dhimbshme (kur është fjala për plagosjen e një fëmije 6 vjeç), po aq e dhimbshme është dhe shkujdesja profesionale në të ofruarit ndaj lexuesit të një panorame që nuk ekziston.

Ngjante sikur të ish nxitim momental, por lajmi me fjalën “terror” vijoi të qëndrojë normalisht në faqe…/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts