Auto Dak
Auto Dak

Kriza “S-400”, SHBA vendos të përzë Turqinë nga programi F-35. Reagon Ankaraja: e padrejtë!

SHBA-të bënë me dije se e kanë larguar Turqinë nga programi i fluturimit F-35, pasi Ankaraja bleu sistemin e mbrojtjes raketore ruse S-400.

Turqia po i bën thirrje aleatit të korrigjojë gabimin e saj, pasi sipas tyre “kjo do të dëmtojë raportet  në mënyrë të pariparueshme”.

“Masa e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara as nuk përputhet me frymën e Aleancës dhe as nuk bazohet në baza legjitime”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

“Është e padrejtë të hiqni Turqinë, një nga partnerët kryesorë në programin F-35”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se sistemi S-400 nuk do të rrezikonte informacionin e ndjeshëm rreth teknologjive F-35.

Ministria theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë kujdes ndaj miqësisë me Turqinë jo vetëm me retorikë, por me veprime, veçanërisht në luftën kundër DAESH, PKK / PYD / YPG dhe Organizatës FETO.

Administrata e Trump kishte kërcënuar të dëbonte Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35 në qoftë se merr sistemin mbrojtës S-400 nga Rusia, duke paralajmëruar se sistemi mund të përdoret nga Moska për të zbuluar fshehurazi informacione sekrete mbi super aeroplanin amerikan.

Dorëzimi i komponentëve të S-400 filloi javën e kaluar dhe është në vazhdim.

Pilotët turq dhe stafi i mirëmbajtjes të cilët u dërguan në SHBA për t’u stërvitur po njoftohen se do të duhet të largohen nga vendi deri në fund të muajit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts