KRIZA/ Rama një Pinoçet? Meta: gati të dorëhiqem porsi Salvador Aljende!

Presidenti Meta ka dhënë të tjera mesazhe “të diskutushme” mbi krizën politike, ku për herë të parë deklaron se është gati të vetlargohet nga presidenca, duke përmendur togdjalëshin “juntë ushtarake”, krahasuar veten me Salvador Aljenden e Kilit në ditët e errëta të vënies së diktaturës së Pinoçetit.

“Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, tha kreu i shtetit, duke provokuar kështu aludime të forta në nëntekstet e fshehura të mesazhit të tij me spec. Më i afërti, ai që Rama po ngjan si një Pinçet.

Tjetri deklarim ishte: “Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe tre që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirrjen një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”.

Meta tha gjithashtu se kriza është e qëllimshme, e këtë e lidhi me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë i kam dhënë argumentet e mia për krizën, që për mua është e qëllimshme. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë po cënohet rendi kushtetues”, tha Meta.

Siç duhet, vendi ka mbetur përkohësisht pa Gjykatë Kushtetuese si pasojë e vettingut të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka ndodhur ka qenë e paparashikueshme, por ndërkombëtarët janë bërë avokues të saj duke thënë shumë shpejt do formohet. Por nga ana tjetër, opozita vijon ta sulmojë fort këtë pasojë të reformës – pra mbetjen pa Gjykatë Kushtetuese. /tesheshi.com/      

 

 

auto pjese dak

Related posts