728 x 90 Leaderboard

Kriza e mjekëve, Rama: 2 milion e gjysëm pagë, “atje ku ka nevojë atdheu”

Nëse mjekët e Tirënës shkojnë “atje ku ka nevojë atdheu”, do marrin një pagë prej 2 milion e gjysëm lekësh. U bë e ditur kjo nga kryeministri Rama, si një masë kundër braktisjes që po i bëhet në masë shërbimit shëndetësor vendas, sidomos në rrethe, e më pas dhe duke u larguar nga Shqipëria.

“Kam thënë që kemi mungesë seriozë mjekësh specialistë në zonat larg apo edhe jashtë Tiranës. Unë kam thënë që kjo mund të zgjidhet duke i dhënë atyre një pagë të barabartë ose pak a shumë që do të merrnin nëse do të arratiseshin sot në Gjermani apo Itali pa pasur parasysh taksën. Kjo është vendosur dhe nga sot, kush do pranojë mjekë specialistë që të shkojë jashtë Tiranës, në spitale ku ka nevojë për sepcialistë sipas specialiteteve do të marri deri në 2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë. Ju duken shumë? Por është shumë më e madhe plaga që hapet nga mungesa e tyre sot. Kjo nuk do vazhdojë pafundësisht si problem”, tha shefi i qeverisë.

Kjo është masa e parë dhe më drastikja që merret për të parandaluar degradimin e shërbimit mjekësor në rrethe, por dhe valën e ikjes së bluzave të bardha drejt Gjermanisë sidomos.

Po ashtu, Rama paralajmëroi dhe rritje rrogash për infermierët, një tjetër kontigjent që kërkon të largohet nga Shqipëria. /tesheshi.com/

 

Related posts