Auto Dak
Auto Dak

KRIZA/ Betim në Presidencë: Meta shpall nën delir krijimin e Kushtetueses me Xhaferllarin, heshtje nga ndërkombëtarët

Janë betuar në Presidencë katër emra të rinj për Gjykatën Kushtetuese, mes tyre dhe e fortdiskutuara Marsida Xhaferllari, duke bërë kreun e shtetit Meta që të deklarojë nën ngazëllim politik se me në fund, Gjykata Kushtetuese, e munguar prej kohësh, po riniste punë me përbërjen e re.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!”, tha Meta.

Në betim nuk ka qenë Arta Vorpsi, emri tjetër që presidenti nuk e pranon, gjë që e ka futur në konflikt me KED. Sipas kësaj të fundit, referuar Kushtetuës, është Arta Vorpsi e jo Marsida Xhaferllari, ajo që duhet të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi Arta Vorpsi u zgjodh automatikisht nga KED, pasi presidenti Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor për anëtarin e dytë të Kushtetueses.

Ky zhvillim vetëm sa e thellon më tej ngërçin politik. Mazhoranca ka planifikuar të premten zhvillimin e një seance plenare të jashtëzakonshme, ku do paraqesë për miratimin një rezulotë, sipas së cilës presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën me dekretimin e Xhaferllarit.

Kujtojmë se kjo Gjykatë Kushtetuese, do jetë ajo që do japë verdiktin për shumë akte të Metës, qënga refuzimi për të dekretuar ministrat Lleshi e Cakaj, te anullimi i 30 qershorit, e më pas dhe në vlerësimin e konkluzioneve të Venecias, për t’i hapur rrugë shkarkimi të tij, kërkuar nga mazhoranca.

Ndërkohë, ky zhvillim në Presidencë është pasuar nga një heshtje e faktorit ndërkombëtar, që, në një të tillë rast, siç është pra riformimi i Gjykatës Kushtetuese, do ishin shprehur menjëherë entuziastë me përshëndetjet e tyre. Ndodhi kjo në rastin e votimit në parlament të dy emrave, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, e nuk po ndodh tani, në betimin e tyre, a më saktë pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit. /tesheshi.com/    

 

 

auto pjese dak

Related posts