Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KRIZA/ Albcontrolli politik: si do vijë zgjidhja andej nga pritet

Nuk është e vështirë të kuptohet që një grevë e një grupi punonjësish të Albcontrollit po tenton të kolapsojë aktivitetin normal të areoportit të Rinasit, për të gjeneruar në finale një krizë politike. Edhe pse e papritur, është e pritshme në kontekst të një fushate jo si të tjerat.

Fakti që ky zhvillim ka aktivizuar maksimalisht presidentin Meta, i cili përbën provën e të paturit të një prapavijë të fortë politike, tregon se kjo do jetë prova e radhës, dhe gjithashtu beteja e radhës për Ramën, për të treguar aftësinë për të zgjidhur, si shumë të tjera para kësaj, edhe po kaq të egra.

Në deklarimet më të fundit, ai bën paralajmërimin e fundit për ata që kanë braktisur detyrën në Albcontroll, duke u kujtuar atyre se mund të humbin përfundimisht punën.

Ramës i lexohet një bindje e një siguri në tonalitetin e deklarimeve, se do ta kapërcejë dhe këtë ngërç, i cili është krahasuar deri me grusht shteti. Dhe pikërisht, nga ai vend që ka vuajtur së fundi një tentativë për grusht shteti, pritet të vijë dhe zgjidhja. Eshtë, pa shumë sforco, Turqia.

Te “miku i mirë në ditë të vështira” po bëhen gati 12 kontrollorë të cilët do mundësojnë rifillimin e punës në Albcontroll.

Këtij kontigjenti që pritet të vijë nga Turqia, pritet t’i bashkangjiten ata të cilët kanë dhënë shenja rikthimin në punë e që më gjasë do të rikthehen.
E mundëson këtë fakti se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që kontrolli ajror shqiptare të menaxhohet nga të huaj, turq në këtë rast, mjaft që janë të çertifikuar për këtë specialitet.

Në këtë rast, paralelja bëhet me pilotët jo vendas që të kontraktohen nga kompani shtetërore fluturimi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts