Kritikat e Berishës ndaj Bashës, Besnik Mustafaj: bëri një analizë, por nuk u morr me problemet

Ish-deputet dhe ministër në kohën e qeverisjes së PD-së, Besnik Mustafaj, ka reaguar në lidhje me kritikat që Sali Berisha ka shprehur ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Mustafajt, ish-kryeministri ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës brenda parties dhe ka shprehur pakënaqësitë.

“Berisha ishte i pakënaqur me listat, me rezultatet në zgjedhje, me mënyrën sesi janë menaxhuar gjërat, dhe qëndrimin në Parlament, e së fundmi me votimin e Ruçit në Kuvend.

Kanë qenë disa momente ku Berisha ka dhënë sinjale se ishte i pakënaqur me atë se çka po ndodh, dhe ishte e pritshme që të bënte një analizë. Pra Berisha bën një analizë të përgjithshme, nuk merret me problemet e partisë. Duhet të them se Berisha nuk thotë publikisht të pavërteta”, u shpreh Mustafaj, në një intervistë televizive.

Sipas tij, baza e PD është thellësisht e pakënaqur nga Basha, i cili nuk po reflekton lidhur me situatën brenda në parti, por edhe për rezultatet që ajo ka marrë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts