Kritika për paraqitjen, Buffon duhet ta lërë futbollin

Barazimi i mbrëmjes të së martës mes Juventusit dhe Totenhemit në një të tetat e Champions League-s është shoqëruar me kritika për portierin legjendar të torinezëve.

Mendimi i një pjese të mirë të opinionit të specializuar futbollistik është se Buffon duhej ta kishte pritur goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Eriksen, që e çoi ndeshjen në 2-2.

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, i tërhequr vite të shkuara, Mario Basler, ka deklruar gojëplotë se Juventusi nuk mund ta fitojë Champions League-n me të në portë.

“Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, por nganjëherë ne nuk e gjejmë kohën e duhur për ta lënë futbollin,” ka thënë Basler për televizionin gjerman.

“Klubi dhe trajneri duhet t’i thonë atij se ka mbërritur koha për të ndaluar. Mbase ai vërtet dëshiron ta fitojë Champions League-n, por nuk është më një portier i nivelit ndërkombëtar, dhe Juventusi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë trofeun me të.”

Buffon mbushi të dyzetat në fund të janarit, ndërsa luan që nga viti 2001 për Juventusin. /tesheshi.com/        

Related posts