Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KRITIKA/ Jo Schengenit rajonal, po fluturimeve me Beogradin…Rama: ç’po ndodh me lidershipin kosovar?

Pas një takimi me Merkel në Berlin, kryeministri Rama u shfaq sërish kritik ndaj udhëheqjes së Prishtinës, për kundërshtimin që kjo e fundit i ka bërë Schengenit rajonal. Pa përmendur ndonjë emër konkret, Rama dha të kuptuar se është një proces me mbështetjetë fortë nga Merkel, e sigurisht dhe nga Perëndimi.

Natyrisht kancelaria është tejet mbështetëse për këtë proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do të gjejë një mbështetje gjithmonë dhe më të madhe. Konsiderohet një nisëm shumë domethënëse dhe fakti që kjo nisëm u ndërmor nga nga tre vende por jo si një nisëm ekskluzive por një nisëm gjithpërfshirëse ku të gjitha vendet janë të ftuara dhe fakti që në fund të ditës kjo nisëm nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakortësuara gjatë procesit të Berlinit e bën Kancelaren shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin.

Përfshirë dhe faktin që ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, që do të thotë lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës”, theksoi Rama në një prononcim për TCH.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare, mënyra se si po sillet lidershipi kosovar nuk i shërben Kosovës.

E vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran”.

Rama kujtoi dhe atë që ndodhi së fundi, ku Prishtina firmosi kthimin e fluturimeve ajrore me Beogradin, bërë më këtë nën diktatin amerikan.

“Dhe e fundit fare sigurisht që ka një të dhënë domethënëse të ditëve të fundit që është shtysa e fortë e ambasadorit Grenell duke i detyruar palët dhe madje KFOR të ulet në tavolinë me Beogradin për të nënshkruar linjën e lëvizjes në linjën ajrore Prishtinë –Beograd dhe më pas në hekurudha që u përshëndet me të drejtë nga ata të cilët ndërkohë nuk lenë baltë pa hedhur mbi një proces që e kam nxitur unë dhe që shkon në të njëjtin drejtim.

Është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts