Kristiano Ronaldo shënon një tjetër gol: përqafon Hajdarin, jetimin e Bejrutit

Hajdari, një trevjeçar bukurosh nga Bejruti, që në nëntor i humbi të dy prindërit në shpërthimet vdekjeprurëse në kryeqytetin libanez, ka qenë të premten mysafir në ambientet e stadiumit të Realit të Madridit, ku i është rezervuar një pritje tepër e ngrohtë.

Fëmija i këndshëm libanez shihet të qajë në krah të Ronaldos, në një shpërthim të pafajshëm të emocioneve.

Ja ç’shkruhet në njoftimin e klubit të Realit të Madridit në faqen e vet elektronike: “Hajdari, njëScreenshot_2 trevjeçar që në nëntor i humbi të dy prindërit në shpërthimet në Bejrut, e pa ëndrrën e tij të bëhej realitet të premten, kur atij iu dha mundësia të takojë Kristiano Ronaldon.”

Miku i vogël nga Bejruti mbante të veshur një bluzë të klubit të famshëm kur e takoi Ronaldon, me emrin e vet dhe me numrin e fanelës së portugezit të stampuar në të.

Fillimisht ai do të pritej nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez. Të dy, kapur dorë më dorë, do të shihnin trofetë e fituara nga ekipi i famshëm, për t’u njohur më pas me pjesëtarë të tjerë të klubit.

Hajdari do të ndjekë të dielën dhe takimin ndaj Rajo Valekanos.
Screenshot_1Qëkurse historia e fëmijës libanez tashmë jetim u bë e njohur, klubi madrilen nuk i reshti përpjekjet për ta gjetur atë dhe për t’ia plotësuar ëndrrën që ta takojë Ronaldon.

Ngjarja tragjike në të cilën Hajdari humbi prindërit ngjau më 12 nëntor. Shpërthimet në një rrugë të populluar të Bejrutit lanë të vdekur 44 persona, dhe sulmi u mor përsipër nga ISIS-i. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts