728 x 90 Leaderboard

Krimi në Shkodër, Myftiu Sytari u kujton vrasësve: Zotit nuk i ikni dot!

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, ka përcjellë një mesazh pas valës së krimit në këtë qytet, ku vrasja më e e fundit u regjistruar dy ditë më parë. Sipas tij nuk janë vetëm vrasjet ata që po e godasin jetën e pëditshme, por dhe fenomene të tjera prej nga buron e keqja.

Sot, kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zezë, nga krimi, vjedhja, korrupsioni, përhapja e fajdeve, të cilat cenojnë identitetin tone e kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’i ndryshojnë identitetin këtij qyteti, ne e kemi për borxh moral e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit. 

Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë.

Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, tha Sytari, gjatë inagurimit të një xhamie të re te Ura e Vjetër e Bunës.

Kujtojmë se dhe klerikë katolikë të Shkodrës, ashtu siç Sytari, janë mjaft aktiv në denoncimin e të këqijave shoqërore dhe thirrjen në vlerat e besimit. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts