Krijuesi i serialit The Simpsons: Do vij në Pejë, është afër Hawai-t

Krijuesi i serialit të njohur The Simpsons është mysafiri më VIP në festivalin e filmit Anibar që është kthyer si traditë dhe mbahet në qytetin e bukur të Pejës. Reiss vjen me financim të ambasadës amerikane në Kosovë dhe përpara se të vijë ka përgatitur një videomesazh të çuditshëm siç është dhe krijesa e tij.

Në qytetin e Pejës në Kosovë, në edicionin e gjashtë të Anibar që mbahet prej 20 deri me 26 gusht po vjen regjisori, producenti dhe skenaristi i mirënjohur amerikan Mike Reiss, ndryshe i njohur si producent  dhe skenarist i serialit më të famshëm të animuar The Simpsons.

Mike vjen në festivalin Anibar që të prezantojë punën e tij 26 vjeçare në The Simpsons dhe ta ndajë atë me publikun kosovar, bëjnë të ditur organizatorët.

Mike Reiss në edicionin e gjashtë të Anibar do të bëjë prezantimin The Simpsons Backstage Tour. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts