728 x 90 Leaderboard

Kreu i UNCHR-së tregon negociatat për hapjen e një kampi refugjatësh në…(?)

Pas polemikave të nisura në Shqipëri nga opozita por edhe eksponentë të mazhorancës se do të ndërtohen kampe refugjatësh që vijnë nga Lindja e Mesme, vjen përgjigja e institucionit kryesor që merret me lëvizjet migratore.

Siç bën të ditur B92, Shefi i zyrës së UNHCR në Beograd,  thotë se nuk ka marrëveshje për të ndërtuar një kamp pranimi për emigrantët jashtë BE-së, por ai shton se nëse ka konsensus nga ndonjë vend i Ballkanit, atëherë kjo do të ndodhë vetëm në zbatim të ligjeve ndërkombëtare. Por a është Shqipëria? Shumë gjurmë te ne të çojnë.

“Si fillim mund të them se kjo ide është hequr nga tryeza e diskutimeve, ndaj nuk dua dhe nuk duhet të spekuloj”, tha Shoder për televizionin publik serb, ku foli me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Ai theksoi se nuk kishte “asnjë përparim” me këtë ide dhe se të gjitha vendet, duke përfshirë edhe anëtarët e BE-së, kanë një detyrim ndërkombëtar për të marrë emigrantë në përputhje me procedurat e azilit.

“Mund të ketë vetëm një konsensus të një vendi të tretë dhe kjo është e mundur vetëm nëse gjithçka bëhet në përputhje me ligjet evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Schoder.

Ai shtoi se ata kanë të drejtë të menaxhojnë kufijtë e tyre siç dëshirojnë.

Schoder tha gjithashtu se situata në Serbi, kur është fjala për krizën e emigrantëve, është stabël dhe se numri i emigrantëve në vend është përgjysmuar, nga 6,000 në 3,000.

Dhe pasi disa media ndërkombëtare bënë të ditur se mund të grumbullohen në Shqipëri refugjatë nga Lindja e Mesme, ka reaguar fort opozita. Brenda pozicionit të të bërit me patjetër opozitë, çdo herë dhe për çdo gjë,  ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur së fundi në një intervistë se ardhja e refugjatëve do të hapë “Kutinë e Pandorës” së trafikut të qenieve njerëzore.

Ndërkaq, një media e afërt e familjes së tij i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, ku i bën të ditur se Roma nuk duhet të pranojë hapjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Gjithashtu edhe një miinistër i qeverisë “Rama”, përkatësisht Pandeli Majko, në një postim të tij ka deklaruar se ardhja e refugjatëve “është një bombë njerëzore” e kurdisur nga Rusia dhe Irani për të destabilizuar Europën. /tesheshi.com/

 

 

Related posts