Kreu i OSBE-së, sërish në opozitë me opozitën: policia, model në zgjedhjet e 2017-ës

Kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, e ka sfiduar sërish opozitën në vendimin e saj për djegie mandatesh e paralajmërim për bojkot zgjedhjesh, pasi u vendos krah kreut të Policisë së Shtetit në nisjen e trajnimeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Borchard, në trajtën e një mesazhi se nuk është dakort me pretendimet e opozitës për cenim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e fundit, dha një vlerësim për rolin e policisë.

“Në 2017 bëtë përpjekje te madhe dhe puna juaj ishte e kënaqshme. Bashkëpunimi i policisë, KQZ dhe prokurorisë është i rëndësishëm për zgjedhjet. Sjellja e institucioneve mund të shtojë besimin tek qytetarët që vota e tyre është e vlefshme. Trajnimi ju rifreskon njohuritë që keni marrë dhe përgjegjësitë”, tha kreu i OSBE-së, i shndërruar së fundi në hasëm të opozitës për shkak të qëndrimeve të tij kundër aksionit të saj politik. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts