728 x 90 Leaderboard

Kreu i liberalëve serbë: ndryshimet kufitare nuk janë të mira, por Kosova është rast i veçantë

Kryetari i partisë Liberal Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviç, tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan në përgjithësi nuk është e mirë, por se Kosova është “një rast i veçantë” dhe se ajo duhet të lejohet të paraqesë propozime të cilat racionalisht do të flasin.

“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është e mirë. Kjo është një nga parimet që është baza e politikës së sigurisë. Megjithatë, le të lejojmë mundësinë që të dalë me një propozim”, tha Jovanoviç gjatë një qëndrimi në Podgoricë.

Ai shtoi se Kosova është një rast i veçantë dhe se rajoni duhet të jetë një aleat më i madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për shkak se ekzistojnë reperkusione rajonale. Megjithatë, ai beson se në rajon duhet të pranohet se pa një Serbi të qëndrueshme dhe paqësore nuk ka paqe.

“Kur i gjithë rajoni ta kupton se nuk ka çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pajtimin e shteteve dhe kombeve të tjera, atëherë mund të flasim për Ballkanin Europian”, tha Jovanoviç. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts