728 x 90 Leaderboard

Kreu i hebrenjve, akuza Gjermanisë: po neglizhon përgjegjësinë për Holokaustin

Një ndër liderët e botës hebreje, Ronald Lauder, kreu i Kongresit botëror hebre, ka sulmuar Gjermaninë duke e akuzuar se injoron përgjegjësinë e saj për Holokaustit. Sipas tij, kjo shfaqet te vonesa në kthimin e veprave të artit të konfiskuara nga nazistët.

Duke folur Welt am Sonntag, ai tha se vende si Britania, SHBA dhe Austri, po punonin shumë mirë në dokumentimin dhe rikthimin e veprave të artit që janë konfiskuar nga nazistët, për të rishkuar te pronarët e tyre të ligjshëm. Por që këtë gjë, pretendon ai, Gjermania nuk po e bën.

“Gjermania është e kundërta e kësaj. Po punon shumë ngadalë për dixhitalizimin e koleksioneve të veprave të artit dhe në evidentimin e pronarëve të tyre”, tha Lauder dhe shtoi se ai është gjithashtu i shqetësuar për marshimet aktuale neo-naziste në disa pjesë të vendit.

“Vendi i vetëm që nuk ka bërë sa duhet është Gjermania. Gjermania ka një përgjegjësi historike për të bërë gjënë e duhur. Të gjithë e dimë se Holokausti u përhap prej saj”, tha Lauder.

“Kur ne si hebrenj shohim dhe dëgjojmë marshe dhe parulla anti-semite dhe klithmat ‘Hail Hitler’, kjo na kujton atë që ka ndodhur – ‘Kristallnacht’ në vitin 1938”, tha Lauder dhe shtoi: “Nëse Gjermania e lejon këtë, ajo po dërgon një sinjal për pjesën tjetër të botës duke treguar se nuk e ka përmbushur përgjegjësinë e saj”.

Reuters thotë se Lauder ka në plan të paraqesë pikëpamjet dhe shqetësimet e tij gjatë një fjalimi që do të mbajë më 26 nëntor në Berlin. /tesheshi.com/

Related posts