728 x 90 Leaderboard

Kreu i Dhomës serbe të Tregtisë: me Ramën, për një treg të unifikuar me Shqipërinë

Presidenti i Dhomës Serbe të Tregtisë, Marko Çadez u takua në Tiranë me kryeministrin Rama, në një përpjekje për krijimin e një tregu të vetëm mes Serbisë dhe Shqipërisë, si një hap i parë drejt krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, raporton Tanjug.

Takimi mes tyre është në kuadër të vazhdimit të dialogut mes përfaqësuesve dhe zyrtarëve të lartë të qeverive të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar një zonë të vetme ekonomike në rajon.

“Me kryeministrin Rama dhe ministrin e tij të  Financave diskutuam tema të ndryshme të zhvillimit ekonomik rajonal dhe lidhjes së ekonomive tona në rajon. Ajo që unë mendoj dhe që përbën një rëndësi të veçantë, është krijimi i një zone unike ekonomike në Ballkan. Le ta përshpejtojmë këtë proces, le të fillojmë me një treg të përbashkët midis Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Çadez.

Krijimi i një tregu të përbashkët mes Serbisë dhe Shqipërisë, shihet nga biznesmenët e dy vendeve si një mundësi e madhe bashkëpunimi.

Tanjug kujton se në vitin 2017, rritjen më të madhe në vëllimin e këmbimit të mallrave me botën, Serbi e kishte shënuar me Shqipërinë.

“Krijimi i një tregu të përbashkët janë hapa që mund të përshpejtojnë procesin e mëtejshëm të integrimit rajonal”, thotë njeriu i parë i Odës Ekonomike të Serbisë.

“Krijimi i një tregu të vetëm është një biznes serioz. Nëse politika e këtë synim, kjo do të thotë se duhet përshpejtuar puna e të gjitha atyre institucioneve dhe agjencive që të krijohet një hapësirë ​​ekonomike me procedura dhe rregulla të unifikuara”, shtoi ai. /tesheshi.com/

 

 

Related posts