Krerët e politikës amerikane: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit

Zyrtarë amerikanë, përfshirë nënpresidentin Mike Pence dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, si dhe me më shumë se dhjetë senatorëve amerikanë, shkuan në ditën e dytë të konferencës vjetore SHBA-Izrael (AIPAC), për të treguar mbështetje për Izraelin.

“Nën Presidentin Donald Trump, bota, nëse nuk ka mësuar gjë tjetër, ka mësuar një gjë – Amerika qëndron me Izraelin”, tha Pence.

E kjo ndodhi ditën kur Trump nënshkroi një deklaratë se Shtetet e Bashkuara e njohin sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan.

“Presidenti Trump ka premtuar gjithashtu të mbyllë zyrën e Organizatës Çlirimtare të Palestinës në Uashington në qoftë se autoritetet palestineze nuk mbajnë premtimin për të ndaluar financimin e terroristëve që vrasin civilëve të pafajshëm izraelitë”, tha Pence, duke vijuar më tej:

“Vitin e kaluar, Trump bëri atë që asnjë President i SHBA nuk e bëri dot. Ai kishte guximin për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem, kryeqyteti i shtetit të Izraelit”.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm Mike Pompeo, tha se “Shtetet e Bashkuara qëndrojën me popullin hebre dhe Izraelin në luftën kundër botës më të vjetër të intolerancës”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts