Krerët e PAN-it takojnë Ukë Rugovën, ja ç’pazare mund të kenë diskutuar

Krerët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj sot kanë zhvilluar një takim me Ukë Rugovën, djalin e presidentit të ndjerë Rugova, në një nga lokalet e Prishtinës.

Ky takim sigurisht vjen për të rikonfirmuar përkrahjen e Teuta Rugovës për krijimin e institucioneve nga ana e PAN, pasi deputetja e LDK-së ka qenë e luhatshme në deklarimet e saj që pasi Ramushi vizitoi rezidencën Rugova.

Dhe për këtë përkrahje që po ia bën Haradinajt e Veselit, duke ia siguruar votën e motrës së tij për qeverinë, Uka me gjasë nuk do të mbetet duarthatë.

Sipas mediave kosovare ai përveç që do të shpërblehet me post qeveritar, mund të dalë i pastër nga drejtësia, pasi dyshohet si udhëheqës i një grupi kriminal, konkretisht akuzohet se ka përfituar para në këmbim të vizave për shqiptarët e varfër, të cilët janë udhëhequr për më shumë se një dekadë nga babai i tij.

Kujtojmë se Uka në zgjedhjet parlamentare të 2010-tës ka qenë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së ku fitoi mandatin e deputetit, ndërsa Lista Rugova e themeluar nga ai, Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija e Dardan Gashi u bë pjesë e qeverisë “Thaçi 2”./tesheshi.com/