728 x 90 Leaderboard

Krerët e NATO-s mbërrijnë në Bruksel: Trump veçohet me Erdogan, Rama heq atletet e bardha (video)

Krerët e NATO-s arritën këtë të mërkurë në Bruksel për një samit që nuk do të jetë si gjithë të tjerët. Kjo pasi Trump ka aktivizuar gjuhën kritike ndaj aleatëve europianë.

Ndërkohë, të gjithë grup siç kanë qenë, ku mes tyre dallon dhe kryeministri Rama, kanë pozuar për foton korteziale të takimit.

Ka rënë në sy në këtë skenë ecejakaje veçimi i Presidentit Trump me homologun turk Erdogan, që tashmë, me sistemin e ri, gëzon të njëjtat atribute udhëheqëse në vendin e tij porsi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Mes tyre ka patur një bisedë në ecje, jo fort miqësore, çka tregon stinën jo të mirë të raporteve mes dy vendeve.

Gjithashtu, as Rama nuk ka zgjedhur të veshë atletet e bardha në Samitin e lartë të Aleancës, gjë të cilën e bëri në Londër gjatë Samitit për Procesin e Berlinit, ku dhe provokoi shkrime në mediat britanike.

Në Bruksel i ka lënë “lojrat ekzibicioniste” me garderobë allasoj. Mund të dallohet kjo në një sekuencë frame të videos. /tesheshi.com/       

Related posts