728 x 90 Leaderboard

Krerë të Listës Serbe, në SHBA për t’u ankuar: si na e arrestuan Marko Gjuriçin

Zv.kryeministri dhe ministri për Komunitete e Kthim, Dalibor Jevtiç, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Uashington, siç thotë për t’i njoftuar zyrtarët amerikanë, me problemet reale të serbëve në Kosovë.

“Kemi ardhur të prezantojmë pasqyrën e saktë të problemeve reale të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të flasim për incidentet e fundit, që në muajin e shkuar kanë qenë njëzet sish,si dhe për ato që kanë ndodhur në Kosovë që nga vizita ime e fundit në Uashington në shkurt. Këtu në radhë të parë është incidenti gjatë të cilit u arrestua Marko Gjuriq, gjë që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve”, ka thënë Jevtiç për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Ai ka thënë se delegacioni në Uashington do të takohet me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së e me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar.

Në pyetjen si e vlerëson punën e EULEX-it që e ka përfunduar mandatin në Kosovë, Jevtiç ka thënë se nuk janë përmbushur të gjitha pritjet, pasi, siç tha ai, edhe më tej ka raste të shumta të uzurpimit të pronës dhe shumë vrasje që nuk janë zgjidhur. /tesheshi.com/

 

Related posts