KRAHASIMI/ Skeçizim qëndrimesh: si duhet cilësuar verdikti që e nxorri Metën të pafajshëm nga videopërgjimi?

Me zero ishte dhe ai verdikt i një trupe gjykuese të Gjykatës së Lartë në janar 2012, që e shpalli Ilir Metën të pafajshëm në lidhje me videopërgjimin e famshëm me të ndjerin Dritan Prifti.

E sa rezultati, po aq fyes për inteligjencën më minimale të shqiptarëve, ishin thirrjet në korr të ithtarëve të tij – “Meta, e vërteta!”.

Vendimi erdhi pas një sërë procesesh, njëri më banal se tjetri, të finalizuar me një vizitë të Berishës në shtëpinë e Metës pak orë para verdiktit. Procesi, deri në verdiktin final, dukej si të ishte zgjatim jo vetëm i të gjithë farsës gjykuese të 21 Janarit, por dhe të procesit për Tiranën, ku në fillim nga KQZ-ja e udhëhequr nga Ristani, e më pas nga një trupë gjykuese në Apel me dyshen e njohur Tom-Sashenkë, vulosën fitoren në tavolinë të Lulzim Bashës ndaj Ramës, pasi ky i fundit doli fitues me 10 vota faqe të gjithë opinionit, me numërimin live të kutive të fundit.

Dhe ku jemi sot, ku Ilir Meta-president, ka një vendim po me zero, ama kundër tij. Kjo, pasi Kolegji Zgjedhor njohu 30 qershorin si datë legjitime zgjedhjesh.

Si duhet të reagonte Meta? Zëdhënësi e quajti verdiktin si skeç. Pra, një vendim gjykate, presidenti nuk nguron edhe ta përtallë. Dhe kjo pra, prej njeriut që vijon të jetë në politikë po prej një vendimi gjykatë, pasi me kohë duhej t’i kish thënë lamtumirë asaj.

Të gjithë këto kohë, që ku ndërmorri aktin e paprecedent të anullimit të zjedhjeve me ç’dekret, të cilin sigurisht as ndërkombëtarët nuk ia njohin, janë publikuar disa qëndrime të tij me dy standarte, shfaqur në kohë të ndryshme, për çështje të ndryshme. Ky ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor, pasuar dhe nga figura të opozitës

jashtëparlamentare, ishte më i fundit. Që nuk është dakort me të, kjo dihet. Ëështja është se duhet të bindet, ta pranojë, pa bërë zë, në emër të një standarti, atij që e mbajti në politikë nga një verdikt gjyqësor, për ironi po me zero.

Ndërsa Rama, ky qeveritar i keq, me 1 mijë të zeza, së paku në këtë pikë është ok. I ka kontestuar vendimet gjyqësore, por ka reaguar me gati-tu ndaj tyre sidoqoftë. Precedenti me zgjedhjet e Tiranës ishte një standart i vënë prej tij. Edhe pse ja rrëmbyen kaçakshe një mandat të fituar qartazi, vendosi t’i bindet ligjit: mblodhi rraqet dhe u largua nga Bashkia.

Po ç’dekreti i 30 qershorit nga Meta? – do pyesë dikush. Ai nuk është verdikt gjyqësor. Verdikti erdhi sot, pikërisht nga Kolegji Zgjedhor. Dhe duhet zbatuar.

Me cilësimin “skeç” të verdiktit të Kolegjit Zgjedhor, Meta legjitimon të drejtën për të quajtur të tillë dhe atë që e nxorri të pafajshëm nga videopërgjimi zulmëmadh.  /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts