KRAHASIMI/ Pse nuk kishte dhunë në ’90-ën, pse ka sot?

Shqipëria mund të krenohet mbi faktin se ndryshimi i sistemit politik startoi pa asnjë fije dhune, siç duhet të turpërohet se pas afro tre dekatash përfshirje në “lojën demokratike”, realitetet po tentohet të zgjidhen me dhunë.  Madje puna ka arritur deri në pikën se në studio televizive, komentatorë gazetareskë pranë opozitës, e përligjin dhunën si diçka normale. Dhe, zëra që praktikojnë referenca botërore në shkrimet trajtesat e tyre, kur vjen fjala te përligjia e dhunës nuk kanë asnjë reference për be, pra, për atë se si një parti politike që aspiron për pushtet e ushqen dhe e legjitimon lehtësisht dhunën. Dhunën kanë “të drejtë” ta ushtrojë vetëm grupime sociale të cilat janë pa pushtet, nuk aspirojnë pushtet dhe që në rrethana specifike gjejnë te ajo zgjidhjen e vetme imponuese.

Po le të bëjmë një retro: pse nuk pati dhunë në ’90-ën, e që ka sot, pas 29 vitesh?

Sepse dy karakteristika kishte atëherë që opozita nuk i posedon dot: masivitetin imponues dhe protagonizmin elitar. Nuk ishte nevoja për dhunë. Mjaftonte fryma popullore dominuese e ndjerë ngado. Sot diçka e tillë as që ekziston. Dhe tjetra është se në krye të asaj lëvizjeje, të asaj fryme, ishin pjesa më elitare e shoqërisë; studentët dhe një kastë intelektuale nga disa fusha. Sot as kjo nuk ekziston.

Dhuna u shfaq në ‘97, por nuk ishte e natyrës politike. Pavarësisht manipulimit politik e po aq dhe mediatik, populli, për shkak të një sensiteti financiar siç ishte humbja e parave, doli vetë në rrugë e sheshe. Por ishte popull gjithsesi. Nuk aspironte për pushtet.

Tani vijmë te realiteti i sotëm: për çfarë ushtrohet dhunë, pra më saktë për çfarë gjuhet ndaj institucioneve, sado njerëz të ligj të ketë aty brenda, që tek e fundit për opozitën që tenton pushtetin të tillë do jenë edhe nëse realisht nuk janë të tillë?

Për ç’gjuhet me molotov, me kapsolla, me tymuese?

Nëse vërtet opozita sot, siç dhe pretendon, do kishte popullin me vete, pse duhej të futeshin në përdorim gjithë çfarë u përmend me sipër? Nëse ajo do kishte elitën shoqërore, zërin e saj, vërtet duhej të ndodhte të përzhiteshin nga flakët dera e Kryeministrisë me dritaret e Kuvendit?

Ajo çfarë na vjen si model nga ‘90-ta, është një denoncim për të sotmen.

Kush e ka forcën e fjalës, aftësinë e bindjes, kuazën e drejtë e të sinqertë, që vërtet prek popullin “në tela” me arsyen e kulluar, me modelin moral, me atdhedashurinë e qashtër dhe vizionin imponues, nuk ka nevojë të përfaqsohet kompromentueshëm nga tymi e flaka në sfond teksa ligjëron.

Një mangësi e madhe e tipit politik e  intelektual, duhet të të çojë te forma të dhunshme për të qenë imponues. /tesheshi.com/              

 

 

auto pjese dak

Related posts