Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KQZ i përgjigjet prokurorisë: Armando Prenga nuk preket nga dekriminalizimi

Nga 140 deputetë të Kuvendit, vetëm 19 prej tyre kanë shënime në një ose më shumë rubrika të formularit të vetëdeklarimit, që kanë plotësuar në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, përcolli të dhënat e përmbledhura të procesit.

Duke iu për gjigjur Prokurorisë për rastin e Armando Prengës, KQZ sqaroi se Prenga dhe disa deputetë të tjerë nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët  e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit”.

KQZ tha se nga 140 deputetë 121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në formularin e vetëdeklarimit. Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri publike të dhënat pas verifikimeve të formularëve të vetë deklarimit.

“Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputetë, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore”, informoi ajo.

Sa u përket kryebashkiakëve, nga 61 kryetarë bashkie, 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. KQZ ka verifikuar edhe 1.595 anëtarë të Këshillave Bashkiakë, që kanë dorëzuar formularët, të cilat janë bërë publike në mbledhjet e KQZ-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts