Kosovari Mentor Ibrahimi shpallet oficeri më i mirë i juaj në SHBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, është shpallur oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: procesi i vendimmarrjes ushtarake, terminologjia dhe grafika ushtarake dhe në doktrinën amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit “Kapiten Karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç ‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley , si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.

Kujtojmë se javë më parë oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj mori çmimin si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike në Britani të Madhe, çmim që ia ndau kryeministrja britanike Theresa May. /tesheshi.com/